Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini po debatohet për luftën kundër korrupsionit.
Profesori Armend Muja ka thënë se perceptimi i lartë i qytetarëve për korrupsion në dogana është paksa i çuditshëm kur shumica e tyre nuk kanë pasur punë me doganën.
Ai ka thënë se abuzimi më i madh ndodh te licencat dhe tatimet dhe evazioni fiskal.
“Ka pasur abuzim të madh edhe te Telekomi. Aty ku ka ardhur posta është për keqardhje”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Muja ka thënë se shpërndarja e granteve është edhe njëra nga fushat ku janë keqpërdoruar para.
Ai thotë se janë dhënë miliona për bujqësi e shumë pak zhvillime pozitive ka pasur në këtë sektorë.
“Pastaj janë dhënë fonde për frizerka në emër të inovacionit”.
Muja thotë se është shumë paradoksale që të jepen më shumë para për inovacion se për kërkim shkencorë.
Profesori thotë se partitë duhet të dëshmohen për luftën kundër korrupsionit pasi sipas tij në komuna të gjitha kanë pasur përvoja me qeverisje.
“Unë i besoj Albin Kurtit si njeri por kam dyshime te struktura e tij. Edhe Veselit i besoj por kam dyshime për strukturën e tij”, tha ndër të tjera Armend Muja./Telegrafi/