Site icon Telegrafi

Muja: Pritjet i kam pasur nga tre gjyqtarë të Kushtetueses, katër tjerë kanë ardhur nga subjektet politike

Analisti Armend Muja ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Presidentit Thaçi.

Muja në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është pritur një vendim që Gjykata Kushtetuese nuk do ta gjente fajtor Presidentin Thaçi për shkelje kushtetuese.

Ai ka thënë se një vendim i tillë do të duhej të merrej edhe në vitin 2014 në kohën e VLAN.

“Kam pritur nga tre gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese që kanë opinion. Nga katër tjerë nuk kam pritur asgjë sepse ata nuk kanë opinion. Ata vijnë nga subjektet politike. Së paku kam pritur ta ruajnë fytyrën dhe të jenë racional”.

Analisti megjithatë ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të pranohen nga të gjithë pasi sipas tij “Kosova nuk ka shteg tjetër” ku mund të ankohesh.

Muja ka thënë se Vetëvendosje duhet të luftojë që të ketë edhe njerëzit e saj në Gjykatën Kushtetuese.

“Në Amerikë nuk mund të bëhesh anëtarë i Gjykatës Kushtetuese nëse ke qenë asambleistë i ndonjë partie, në këtë rast asambleist i PDK-së”, tha ndër të tjera Armend Muja./Telegrafi/

Exit mobile version