Analisti politik Armend Muja, ka vlerësuar se koalicioni NISMA-AKR, as pas numërimit të votave të diasporës nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.
Muja, përmes një postimi në Facebook ka thënë Nisma është përfundimisht jashtë Kuvendit.
“Zgjedhjet 2019: Pas numërimit te votave te fundit te diasporës, Nisma përfundimisht jashtë Kuvendit. VV fiton 31 deputet, LDK 30 deputet, PDK 25, AAK 14, Komunitetet 20 deputet”, shkruan Muja.
Duhet theksuar se, më herët në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve të ardhura nga diaspora.
Gjithsej janë numëruar rreth 4451 vota, ku partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, ka dalë e para.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka folur për shpalljen e rezultateve përfundimtare.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pasi të marrim konfirmimet nga dy institucione: Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme, se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim”, ka theksuar ai./Telegrafi/