Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, ka reaguar ndaj deklaratës së Nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili ka thënë se rast dështimi të demarkacionit, përgjegjësinë do të duhej ta mbante kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Muja ka shkruar në Facebook se, përgjegjësinë kryesore nëse demarkacioni dështon e ka Kryeministri Isa Mustafa.
Në reagim ndër të tjera Muja shkruan se presidenti Hashim Thaçi është i përkohshem, ndërsa kufijtë janë të pacenueshëm.
Deputeti Muja ka postuar një disa faqe të librit ku kryetari i komisionit akademiku Hivzi Islami, kishe shkruar rreth takimeve zyrtare që kishe pasur Lutfi Haziri në Vjenë si kryetar i delegacionit për bisedime.
Postimi i plotë i Mujës në facebook:
“Një selam Lutfi Hazirit, Kadri Veseli nuk e mbanë përgjegjësinë kryesore nëse demarkacioni dështon gjeje te shefi yt dhe vetvetja.
E pashe një prononcim te Lutfi Hazirit paskan filluar me gjet fajtoret, e ne mesin e këtij fajtori paska gjetur fajtorin elektoral kryetarin e kuvendit dhe te PDK .
Thojnë mijtë e nuhasin shume tërmetin dhe dalin në sipërfaqe para se ti zë dheu kështu paska vepruar miku im Luta.
I nderuar Lutfi fajtori jeni ju dhe qeveria për tere këtë teatër pa nevoje e dinë edhe BE dhe SHBA-të këtë, siç e dine qe pengese për demarkacionin nuk është opozita pa marre parasyshë veprimet qe ka bere, por është antagonizmi shkencore e infantil i akademikeve kukulla si Hivzi Islami dhe doktorra të shkencave provincial si Tomorr Çela kviska permanente qe përdorën ku te duash, fajtore je ti qe ke kryesuar delegacionin ne Vjenë dhe ekipa qe te ka shoqëruar sepse te kishim një kualitet me te mire do te kishim sot situate me cilësore e shtetërore.
Te sugjeroje sonte ta lexosh këtë libër çka te ka sugjeruar Hivzi islami amkademiku ne vitin 2006 nëse se ke librin po ti qoje do faqe si te përqesh ty dhe si e vlerëson kadastrin e Karagjigjit qe thotë serbet janë ekspert për vjedhje territoresh me kadaster kështu vepruan ne Bosnje.
E sot ju dhe shefi yt këtë akademik e keqpërdorni qe bashe ai e dine se është duke u keqpërdorur për te mbuluar te bëmat e juaja.
Miku im Lutfi mos ngatërro çështjet kombëtare me çështjet e interesit politik publik , koha e teknologjisë sot i tejkalon edhe intelegjencen tende natyrale dhe akademike te Hivzi Islamit.
U çudita shume krahasimin qe kishe bërë se cila situate kënqen me e veshtirë zgjedhja e Hashim Thaçit President apo demarkacioni. Po ta them ti thuja kujë të duash.
Hashim Thaçi është figure njerëzore e përkoheshme ne këtë bile dhe do jete pjese e historisë ndërsa kufiri është i përjetëshëm dhe i pacenueshëm.
Me këtë krahasim që keni bere trego se sa e vlersoni atdheun mbi individin” (sic.), ka shkruar Muja.