Site icon Telegrafi

Muja: Administrata Trump në të gjitha dialogjet në fillim ofron pakon ekonomike më pas kalon te ajo politike

Analisti Armend Muja thotë se Grenell ka hequr dorë nga dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë.

Muja në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Amerika ka qasje të njëjtë për të gjitha konfliktet kur ajo i negocion.

“Pako e ofruar nga Administrata Trump zakonisht përmban pjesën ekonomike dhe atë politike. Kështu ka ndodhur edhe me Izraelin. Në Kosovë disa marrëveshje të negociuara nga BE i ka ripërpunuar pak edhe i prezantojnë si marrëveshje të reja. Pastaj kalojnë në anën e vështirë që është ajo politike. Kosovës i konvenon pjesa ekonomike”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Analisti megjithatë thotë se për shkak të zhvillimeve politike në Kosovë SHBA është vonuar.

“Administrata Trump tash e mori vetëm pjesën e lehtë që lidhet me çështjet ekonomike, ndërsa dialogun politik po e lenë te Bashkimin Evropian, e që kjo nuk është në interes të Kosovës”.

Muja thotë se Grenelli tashmë ka përfunduar gjithçka në raport me dialogun Kosovë-serbi.

“Ai tashmë nuk mund të bëjë pothuajse asgjë. E ka kuptuar se në Ballkan gjërat nuk mund të zgjidhen bash aq shpejt sa ka menduar”, tha ndër të tjera Armend Muja./Telegrafi/

Exit mobile version