Telegrafi

Muhiq: Zgjedhja e Talat Xhaferit është në përputhje me Rregulloren dhe Kushtetutën e Maqedonisë

Deputeti i LSDM-së, Ferid Muhiq, nuk pajtohet me deklaratat për gjoja parregullsi në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky reagim vjen pas deklaratës së Antonio Milloshoskit nga OBRM-PDUKM-ja për kallëzim penal ndaj deputetit Ferid Muhiq dhe Goran Misovski, për siç thonë, veprime jashtë rregullores dhe shkaktim të dhunës politike.

Muhiq thotë për Makfaks se akti i votimit nuk ka të bëjë me diçka kriminale, por është në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe rregulloren e Kuvendit./Telegrafi/