Telegrafi

Muhiq: Qëllimi i protestuesve ishte të vrasin Zaevin, Selën dhe disa tjerë

Deputeti dhe profesori universitar Ferid Muhiq, në një intervistë për “Al Jazeera Balkan” deklaroi se qëllimi i protestuesve të cilët u futën në Kuvend ka qenë që në vend të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, për të cilën sipas tij, ka pasur skenar të përgatitur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Qëllimi ishte të vriten dy ose tre. Zoran Zaevi, Ziadin Sela dhe disa tjerë dhe të mundësohet konflikt më i madh, pastaj të shpallet gjendje e jashtëzakonshme, që e cila tanimë ishte skenar i përgatitur”, deklaroi Muhiq.

Në pyetjen se a mund të vijë deri tek eskalimi i situatës, madje edhe në luftë, Muhiq tha se është përqindje e vogël, por nuk është totalisht e përjashtuar./Telegrafi/