Telegrafi

Muhiq: Nuk ekziston asnjë bazë për hedhjen e Deklaratës së partive shqiptare

Edhe sot në vazhdimin e seancës konstituive kanë vazhduar replikat dhe kundërreplikat në Kuvendin e Maqedonisë.

Deputeti më në moshë, Ferid Muhiq, në seancën e sotme, nga foltorja e Kuvendit ka thënë se nëse partitë shqiptare do të punonin kundër Maqedonisë atëherë me ata nuk do të negocionte as OBRM-PDUKM, as edhe LSDM.

Muhiq ka shtuar se nuk ekziston asnjë bazë për hedhjen e Deklaratës së partive shqiptare dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ai poashtu ka shtuar se asnjë parti nuk ka të drejtë të thirret në emër të popullit. /Telegrafi/