Site icon Telegrafi

Muhiq ndjehet i privilegjuar të votojë “për” Marrëveshjen e Prespës

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot kanë në rend dite diskutimin për ndryshimet kushtetuese lidhur me Marrëveshjen me Greqinë, për çështjen e emrit. Debatin e ka nisur kryeministri Zoran Zaev si propozues i ndryshimit të neneve të Kushtetutës, i pasuar nga deputetët e Kuvendit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ferid Muhiq, deputet i pavarur, si duket ka ndryshuar mendje rreth Marrëveshjes së Prespës, dhe shprehet se do të votoj “për”.

Në debatin që mbahet në Kuvend, ai tha se marrëveshja është e keqe dhe se përmban çështje serioze. Muhiq thotë se marrëveshjen do ta votojë një qeveri tjetër, nëse nuk do ta bëjë kjo qeveri.

Në fund, ai u shpreh se është i privilegjuar që të votojë “për” marrëveshjen./Telegrafi/

Exit mobile version