Telegrafi

Muhaxheri thotë se nuk i ka ardhur asnjë letër nga padia e Haradinajt

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se ende nuk i ka ardhur asnjë letër nga institucionet e gjyqësisë, për ndonjë padi të ngritur nga Ramush Haradinaj, edhe pse ky i fundit e kishte paralajmëruar një padi për shpifje.

“Mu nuk më ka ardhur asnjë fletë nëse më ka paditur, vetëm një letër nga avokati ku thotë se do të më padisin”, ka thënë Muhaxheri në “Rubikon” të KTV-së.

Ai ka refuzuar të flet për Ramush Haradinajn, dhe ka përsëritur atë që e ka thënë gjatë zgjedhjeve, transmeton Koha.net.

“Unë kam thënë se persona të afërt me Aleancën (AAK-në) janë dënuar për vrasje, s’kom thënë kurgjo më tepër”, ka shtuar Muhaxheri.

I pari i Pejës është kthyer në kujtime, duke kujtuar se në kohën kur Ramush Haradinaj pati dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit për të shkuar në Hagë, Muhaxheri si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme.

Unë e kam thirrë seancën e jashtëzakonshme kur Haradinaj ka shkuar në Hagë. Me Haradinajn flasim ndonjëherë, por s’jemi takuar që disa kohë”, ka përfunduar Muhaxheri.