Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri që vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vënë bast se koalicioni LDK- AKR dhe partitë e tjera do t’i fitojnë zgjedhjet nacionale me rezultat më të mirë se që kishte fituar në Ibrahim Rugova.
Ai për TV Dukagjinin ka thënë se kandidati i tyre për kryeministër është fitues.
“Shënojeni këtë që po e them. Do të fitojmë më bindshëm se Rugova”, është shprehur Muhaxheri.