Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka vizituar punimet në shëtitoren buzë lumbardhit, te‘Ura e Gurit’.
Muhaxheri ka shpërndarë disa fotografi, ku ka thënë se shëtitorja buzë lumbardhit po shkon duke u zgjeruar.
“Shëtitorja buzë lumbardhit po shkon duke u zgjeruar, një kënaqësi freskuese verore ku qytetarët do ta përdorin për të bërë shëtitjen e darkës”, thotë mes tjerash ai.
Ndryshe, Muhaxheri tashmë ka zyrtarizuar kandidaturën e tij edhe për një mandat, ai është shprehur i bindur se do të fitojë sërish postin e kryetarit.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor. /Telegrafi/