Site icon Telegrafi

Muhaxheri priti në takim drejtuesit e shoqatës “Peja” në New York

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim Kryetarin e shoqatës “Peja” në New York, Rejmond Zeka me bashkëpunëtorë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se kryetari Muhaxheri iu uroi mirëseardhje në Komunën e Pejës dhe i falënderoi për vizitën dhe kontributin e dhënë, që nga viti 1998 e deri më sot dhe theksoi s’e janë shoqatë shembull për të gjitha shoqatat e tjera.

“Shoqata ‘Peja’ – New York i ndanë mirënjohje kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri në shenjë falënderimi për mbështetjen dhe kontributin e ofruar ndaj shoqatës.

Po ashtu, i dhuruan monografinë “Shoqata Peja – New York”, e cila është promovuar me rastin e 25 vjetorit të themelimit të shoqatës ‘Peja’ në New York. thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version