Site icon Telegrafi

Muhaxheri: Peja sot jetëson bashkimin kombëtar (Foto)

muhaxheri minxhozi pejeNë 17-vjetorin e Betejes së Koshares, ditës kur u thye kufiri shqiptaro-shqiptar, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, tha se “Dita e sotme, 9 prilli, shënon datën kur u kurorëzuan përpjekjet shekullore të popullit tonë për krijimin e identitetit të shtetit”.

“Është dita kur thyerja e kufirit Kosovë-Shqipëri shënoi një fitore morale për të gjithë shqiptarët, fitore të cilën e gëzojmë edhe sot. Andaj bashkëpunimi mes dy shteteve nuk do të mungojë kurrë”, tha Muhaxheri.

Këto komente kryetari i Pejës i bëri gjatë një takimi të përbashkët me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi dhe ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti, si dhe me zv.ministrin Bujqësisë, Vezir Januzi dhe kryetarin e Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu me fermerët e Komunës së Pejës, raporton Telegrafi.

Takimi kishte për qëllim rritjen e bashkëpinimit mes Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e bujqësisë, me qëllim të arritjes së efektivitetit dhe produktivitetit për të dy vendet./Telegrafi/

Exit mobile version