Nënkryetari i LDK-së që është edhe kryetar i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka folur edhe për temën e të zhdukurve të luftës e nxitur pas deklaratave të Driton Selmanajt.
Muhaxheri në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit ka thënë se duhet pasur parasysh se nga 1,600 të pagjeturit që kanë mbetur nga lufta e Kosovës, rreth 1,000 prej tyre janë shqiptarë ndërsa të pjesa tjetër janë serb dhe minoritete tjera.
“Serbia e ka përdorur gjithmonë diskursin se ata i kanë disa lokacione por kanë kërkuar nga ne që të sigurojmë kthimin e të pagjeturve tyre…Kthimi i të pagjeturve tanë nuk varet nga qeveria jonë, por nga Serbia. Por çfarë të bëjmë ne kur nuk kemi instrumente për të kthyer të pagjeturit e tyre. Serbia po na kushtëzon neve pasi ne nuk po mundim të kthejmë asgjë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Muhaxheri thotë se të gjithë e dinë se Serbia ka vrarë mbi 13 mijë shqiptarë në Kosovë por thotë se për këto vrasje ka ndërhyrë NATO dhe Kosova sot është e lirë.
“Për ato vrasje kryeministri i Serbisë është dënuar nga Gjykata e Hagës. E gjithë bota e di këtë gjë”, tha ndër të tjera Gazmend Muhaxheri./Telegrafi/