Kryetari i komunës në Pejë, Gazmend Muhaxheri në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur për projektin e Qendrës Turistike dhe Rekreative “Borea” në Pejë.
Muhaxheri tha se janë duke pritur koncorsiumin që të sjellin pakon financiare dhe projekti të filloj punën.
“Nga muaji tjetër konsorciumi do sjell pakon financiare dhe projekti do të filloj punën”, ka thënë Muhaxheri. Ata kanë mundësi të marrin leje për fillimin e punimeve të hotelit dhe të trases së teleferikut..Duhet me prit nga konsorciumi, interesi ynë është që të filloj këtë vit”, ka thënë kryetari Muhaxheri, shkruan Telegrafi.
Ai tha se në zonat e skijimit ka ende borë, dhe se edhe këtë muaj do të mund të skijohet. /Telegrafi/