Telegrafi

Muhaxheri: Koalicioni PDK-AAK- Nisma është koalicion i panikut

Kryetari i Komunës së Pejës, njëherësh pjesë e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, ka theksuar se koalicioni “LDK-AKR-Alternativa, do të jetë fitues i zgjedhjeve të 11 qershorit”.

Ai, në emisionin “Info-Magazine” të Klan Kosova, ka theksuar se “koalicioni PDK-AAK-Nisma, është koalicion i panikut”.

“Njerëzit që kanë problem me ligjin i ka kap paniku. ATA nuk po mundohen me shpëtu Kosovën, por veten e tyre”, ka thënë Muhaxheri. /Telegrafi/