Kryetari i Pejës njëkohësisht nënkryetar i LDK-së, Gazmend Muhaxheri ka thënë se për të pasur sukses koalicioni VV-LDK duhet të ketë dy mandate.
Muhaxheri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se dialogu dhe “Republika e Kosovës” janë dy pika të rëndësishme që LDK dhe VV duhet t’i zgjidhin para se të formohet qeveria.
“Vetëvendosje duhet të qartësoj a janë për të punuar për Republikën e Kosovës apo janë për bashkim me Shqipërinë. Kjo punë duhet të zgjidhet para se të shkohet tutje”.
Nënkryetari i LDK-së ka thënë se është shumë normale që posti i Presidentit duhet të diskutohet tash sepse duhet të definohet tash si do të jetë qeverisja brenda tetë viteve.
I pyetur nëse “kryeministri kalon përmes zyrave të LDK-së”, Muhaxheri ka thënë se kjo nuk qëndron.
“Emri i kryeministrit të ardhshëm ka kaluar përmes popullit. Ai nuk mund të kaloj as nga zyrat e LDK-së e as nga zyrat e ambasadave”.
Muhaxheri ka thënë se duhet krijuar një diskurs publik që kryeministri i takon partisë së parë derisa ka pasur një vendim të Gjykatës Kushtetuese.
“Kjo gjë mund të ndryshoj vetëm nëse ndryshohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese”.
Ndryshme nënkryetari tjetër i LDK-së, Lutfi Haziri përmes një statusi në Facebook kishte deklaruar se “kryeministri i ardhshëm i Kosovës kalon përmes zyrave të LDK-së”./Telegrafi/