Telegrafi

Muhaxheri dhe Al Albani ishin pjesë e strukturave të larta të ISIS-it

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Dritan Demiraj, ka folur për luftëtarin e ISIS-it nga Kosova, Lavdrim Muhaxherin, që së fundmi ka ndërruar jetë.

“Nga sa kam ndjekur, Lavdrim Muhaxheri ka vdekur. Nuk ka këtu asgjë që nuk është e vërtetë. Muhaxheri ka qenë në nivele të larta të drejtimit të ISIS-it. Në nivel të lartë të ISIS-it ka qenë edhe Al Albani”, ka thënia në emisionin “Opinion”. “Jo vetëm ne në Shqipëri e në Kosovë kemi probleme. Edhe shtete perëndimore kanë ushtarë në ISIS. Ky është problem ndërkombëtar”.

Gjatë ditës së djeshme mediat greke kanë shkruar se Muhaxheri është vrarë nga një sulm ajror i forcave speciale ruse. Po ashtu, sipas kësaj gazete thuhej se terroristi nga Kosova kishte 20 truproja personale.