Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se si ishte infektuar me Covid-19 rasti i ri në që u shfaq sot në fshatin Sallagrazhdë të këtij qyteti.
“Sonte na informuan se e kemi një rast me Covid-19 nga Fshati Sallagrazhdë. Kjo ka ardhur si rast kontakti nga Reparti i Dializës në Spitalin e Prizrenit”.
“Nuk ka nevojë për panik dhe natyrisht duhet t’i respektoni rregullat e institucioneve shëndetësore”, ka shkruar Muharremaj në rrjetin social Facebook.