Telegrafi

Muharrem Xhemajli: S’bëj parti me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin

Kështu ka thënë në një intervistë për TV Rrokum, kryetari i OVL të UÇK-së, Muharrem Xhemajli, i cili madje ka qenë i prerë edhe sa i përket bashkëpunimit me partinë që pritet ta formojnë Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

“Nëse Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi kishin me krijuar parti , atëherë partia apo lëvizja e OVL të UÇK-së nuk kish me ju bashku partisë së tyre, sepse ata e kanë pas mundësinë me ngre zërin në Kuvend për veteranet e luftës e nuk e kanë bërë asnjëherë”, ka thënë Xhemajli.

Ai madje e mohon se është takuar ndonjëherë me Fatmir Limajn dhe Jakup Krasniqin për çështje të partisë.

Xhemajli tha se ka përkrahje nga kryetarët e degëve dhe bashkëluftëtarët e 30 komunave të Kosovës, që nëse deri me 10 mars nuk miratohen kërkesat e tyre, atëherë gjasat që veteranët të krijojnë parti apo lëvizje janë shumë të mëdha. /TV Rrokum/orainfo/