Telegrafi

Muharrem Stregu, drejtor i ri i KESH-it

Në daljen para mediave, ishte i pranishëm dhe Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, i cili pranoi se kishte marrë pjesë në negociatat për zgjedhjen e kreut të ri të KESH dhe se “dorëheqja e Bojaxhiut ishte për mua një surprizë dhe erdhi pa asnjë bisedim paraprak”.

Prifti, tha se nuk ishte i qartë pse Bojaxhi dha dorëheqjen kurse shprehu vlerësime pozitive për drejtimin e KESH-it gjatë periudhës mëse dy vjeçare.

Një ditë më parë, Gjergj Bojaxhi shpalli dorëheqje të papritur nga posti, duke deklaruar se largohej pasi nuk kishte më se çfarë të jepte.

Dorëheqja e Bojaxhiut erdhi një ditë pasi Prifti shkarkoi tërësisht Këshillin Mbikëqyrës të KESH i cili bashkëdrejtohej nga Bojaxhi. /NOA/