Telegrafi

Muharrem Shabani, kandidat i AAK-së për Vushtrri

Ky nominim do të zyrtarizohet të premten në një ceremoni ku do të jenë të pranishëm personalitete të larta të kësaj partie, ka bërë të ditur për “Veriu.info” , Xhavit Mehmeti – nënkryetari i AAK-së Dega në Vushtrri.

“Po është e vërtetë se AAK-ja dega në Vushtrri ka vendosur që kandidat i saj për zgjedhjet e 3 nëntorit do të jetë Muharrem Shabani, i cili ka pranuar këtë nominim. Të premten do të zyrtarizohet kjo kandidaturë në një ceremoni ku të jetë i pranishëm edhe kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe personalitete të tjera nga qendra“, ka thënë nënkryetari Mehmeti. /Telegrafi/