Telegrafi

Muharrem Nitaj, kandidat i AAK-së për deputet

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta ketë në listën e deputetëve, zëdhënësin e kësaj partie, Muharrem Nitaj. Kështu ka bërë të ditur Nitaj, përmes një postimi në Facebook.

“U rreshtova pas Ramush Haradinajt, në një kohë të vështirë për të dhe për Aleancën!

Për dy vjet isha bashk me ta, në sfida aspak të lehta për Ramushin, për AAK-në, për Kosovën!

Të gjitha këto sfida i kaluam bashk dhe bashk po ecim drejt fitores!

AAK-ja, sot ma ka kthyer besimin e dhënë. Më ka nderuar me kandidaturën për deputet në zgjedhjet e 11 Qershorit! Faleminderit!

T’i ndalim këta, se ne nuk ndalemi! ” (sic.), ka shkruar ai. /Telegrafi/