Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se boksieri legjendar Muhammad Ali do të varroset të premten e ardhshme.
Një familjar i Muhammad Alisë ka thënë se funerali i tij do të mbahet të premten në Louisville, Kentucky, transmeton KosovaPress.
Thuhet po ashtu se funerali i tij do të jetë i hapur për publikun, ndërsa lutje para kufomës së tij do të bëjnë edhe ish presidenti amerikan, Bill Clinton.
Sipas një miku të tij, Ali vdiq i qetë dhe pa dhimbje.