Telegrafi

Muhamet Zeqiri dëshmon në seancën për tentimvrasjen e Ziadin Selës

Në Gjykatën Penale vazhdon seanca e radhës për gjykimin e të akuzuarve për tentimvrasje të deputetit Ziadin Sela, njiherit kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Tre dëshmitarë duhet të japin dëshminë e tyre për ngjarjet e 27 prillit të dhunshëm të vitit të kaluar, ndër të cilët edhe deputeti i LSDM-së, Muhamed Zeqiri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e kaluar, që zgjati gjashtë orë, u dëgjuan dëshmitë e Talat Xhaferit, krykuvendar, Damjan Mançevskit, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, si edhe deputetit të LSDM-së, Aleksandar Kiracovski. /Telegrafi/