Site icon Telegrafi

Muhamet Ramadani, i shtati në Kampionatin Botëror U-20 të atletikës

(Foto: Facebook/KOK)

Muhamet Ramadani ka zënë vendin e shtatë në hedhjen e gjyles 6 kg në Kampionatin Botëror U-20 të atletikës, që po mbahet në Nairobi të Kenisë.

Atleti ynë në gjashtë tentimet e finales, hedhjen më të mirë e pati 18.97 metra. Vendin e parë e zuri kubanezi, Juan Gomez, me 19.73 metra.

Ramadani, nuk arriti të përsërisë rezultatin 19.92 m. të arritur një muaj më parë, kur u bë kampion i Evropës për U-20.

Sipas trajnerit të tij, Shaban Ramadani, kushtet klimatike bënë që Muhameti të mos arrijë rezultat më të mirë.

“I urojmë më shumë fat dhe suksese Metit në garat e ardhshme ndërkombëtare”, thuhet në kumtesën e KOK-ut.

Exit mobile version