Muhamet Ramadani ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e tij.
Atleti ynë, fitoi medaljen e argjendtë në hedhje të gjylës në Lojërat Frankofone Kinshasa 2023. Rezultati i tij ishte 18.36 metra.
Është kjo medalja e dytë për atletikën në Kinshasa 2023, pas të argjendtës së Gresa Bakraqit dhe e treta për Kosovën.
Urime Bakraqit, Ramadanit dhe trajnerit të tij, Shaban Ramadani, që ndodhet në Kinshasa, dhe gjithë komunitetit të atletikës.