Site icon Telegrafi

Muhamet Ramadani kualifikohet për në finale të Kampionatit Botëror U20 në hedhjen e gjylës

Atleti ynë Muhamet Ramadani, është kualifikuar në finalen e disiplinës hedhje e gjylës 6 kg, në Kampionatin Botëror U-20, që po mbahet në Nairobi të Kenisë.

Ramadani shënoi rezultatin më të mirë sot 18.89 metra, që e rendit me kohën e katërt më të mirë nga të gjithë pjesëmarrësit.

Mirëpo, marrë parasysh rezultatin më të mirë personal (19.92 m.) të kampionit të Evropës U-20, garuesi nga Kosova ka shpresa që ta përmirësoj rezultatin e tij.

Këtë do të ishte mirë a bënte në finale dhe të fitojë medalje të nesërmen.

Gara e nesërme nis në ora 14:20 me kohën tonë lokale. /Telegrafi/

Exit mobile version