Telegrafi

Muhamet Ramadani, kampion i Evropës U-20

Muhamet Ramadani është shpallur kampion i Evropës U-20, në evropianin që po mbahet në Talin të Estonisë.

Atleti ynë fitoi medaljen e artë në hedhjen e gjylës 6 kilogramë.

Rezultati më i mirë i tij në finale ishte 19.92 metra.

Ai la kundërshtarët e tij prapa për më shumë se gjysmë metre.

KOK përgëzon suksesin e madh të Ramadanit, trajnerit të tij, Shabanit dhe gjithë komunitetit të atletikës. /Telegrafi/