Telegrafi

Muhamet Hyseni zgjidhet “Ylli i Javës” në Albi Mall Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”. Në xhiron e 7-të të Albi Mall Superligës ky çmim i ka takuar sulmuesit të Llapit, Muhamet Hyseni.

Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Muhamet Sylejmani, Selatin Jerliu, Fatmir Mehmeti, vendosi që epiteti i më të mirit për këtë xhiro t’i takojë sulmuesit te skuadrës llapjane, pasi në ndeshjen në udhëtim kundër Malishevës ishte lojtari më i dobishëm dhe efikas në fushë duke shënuar dy gola, duke i mundësuar ekipit të tij që në minutat shtesë të fitoj 3 pikë të rëndësishme për ta ruajtur kreun e tabelës në Albi Mall Superliga.

Çmimin “Ylli i Javës” për futbollistin e Llapit, Muhamet Hyseni, e ndau Andi Sadiku, dizajner grafik në Albi Mall.

Pasi mori këtë çmim, Hyseni u shpreh i lumtur për vlerësimin duke premtuar spektakël golash edhe në xhirot e ardhshme.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur me çmimin “Ylli i Javës”, çmim që realisht më motivon edhe më shumë për të punuar dhe realizuar edhe gola tjerë”.

“Kemi nisur shumë mirë edicionin e ri dhe realisht jemi në rrugën e duhur për të arritur objektivat tona”.

“Kam pasur besimin maksimal të shtabit teknik, bashkëlojtarët dhe tifozët, gjë që u falënderohem në maksimum. Tifozëve u premtoj edhe gola tjerë që së bashku të arrijmë suksese”, ka thënë Muamet Hyseni për faqen zyrtare të FFK-së. /Telegrafi/