Site icon Telegrafi

Muhamet Hyseni thotë se ky është vetëm fillimi, premton gola edhe në vazhdim

Sulmuesi i Kosovës, Muhamet Hyseni, është paraqitur në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Zvicrën ku ka paralajmëruar se ky është vetëm fillimi.

Hyseni u fut në fushë në pjesën e dytë dhe arriti të shënojë në debutim me përfaqësuesen dardane.

Lexo po ashtu Shpërthen festa në Zvicër, Muhamet Hyseni shënon për të barazuar shifrat

Hyseni shënoi golin e barazimit të Kosovës ndaj Zvicrës pas asistimit të Vojvodës.

“Është diçka e madhe të shënosh ndaj Zvicrës. Jemi ndier si në shtëpi këtu, publiku ka qenë fantastik. Ky është vetëm fillimi, besoj do të kem më shumë hapësirë në të ardhmen. Ma merrte mendja para lojës se do të bëja diçka të madhe sonte. Për këtë paraqitje kanë merita shumë njerëz, si familja, kombëtarja, Llapi. Këtë gol ia dedikoj familjes sime”, ka thënë sulmuesi i Llapit./Telegrafi/

Exit mobile version