Redaksia e Sportit në portalin më të madh vendor Telegrafi, ka ndarë çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2023 në Superligën e Kosovës në futboll.
Telegrafi Sport duke qenë gjithmonë pranë ndeshjeve dhe raportimit të përditshëm për futbollin vendor – ka vendosur t’i ndajë përsëri çmimet për futbollistët më të mirë të vitit 2023 në Superligën e Kosovës në futboll.
Muhamet Hyseni – Sulmuesi më i mirë i vitit
Djaloshi nga Podujeva ka qenë i jashtëzakonshëm në vitin e fundit, duke qenë nga më të mirët te Llapi, ku me paraqitjet dhe golat e tij fitoi edhe një vend te Përfaqësuesja e Kosovës.
Hyseni në pranverë luajti në Ligën e Parë te Feronikeli 74 ku me golat e tij e dërgoi këtë skuadër drejt Superligës.
Në vjeshtë ai ka zhvilluar 17 ndeshje, duke shënuar 13 gola dhe duke i prirë listës së shënuesve në elitën e futbollit kosovar.
Ai ka shënuar gol kundër Zvicrës në debutimin e tij te Kosova.
/Telegrafi/