Muhamet Hyseni është vetëm 16 vjeç, por ndryshon sa herë e imiton dikë.
Herë bëhet më i vjetër, herë bëhet më serioz, e herë herë edhe politikan.
Edhe pse ka imituar shumë kë prej fëmijërisë, ai njihet si imituesi më i mirë i figurave të njohura të politikës.
16 vjeçari nga Podujeva, i cili edhe pse është në shkollë të mesme, kjo nuk e ndalë atë të ushtrojë këtë ëndërr, të cilën shumë shpejtë mendon ta kthej në realitet.
“Si fëmijë kam pasur dëshirë të bëhem aktor. Atëherë kam imituar të afërmit e mijë në formë shakaje. Mendoj se në të ardhmen do të arrij në skenat e aktrimit edhe për shkak të mbështetjes që kam”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Muhamet Hyseni.
Ai shumë lehtë mund ta imitoj Isa Mustafën, pasi që është politikani i parë që e ka imituar.
Por ky personazh nuk është i vetmi që imiton. Edhe Kadri Veselin, Ramush Haradinajn apo Fatmir Sejdiun, i imiton mjaftë mirë.
Ëndrra e Muhamet Hyseni është të bëhet aktor.
Ai ka thënë se aktrimi dhe imitimi kanë një lidhje të ngushtë njëri me tjetrin./RTV Dukagjini/Telegrafi/