Telegrafi

Muhamet Hamiti reagon pasi Quni tha se do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së: Ka dallim pretendenti dhe kandidati

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti ka reaguar pasi Anton Quni në një emision televiziv tha se do të garojë për kryetarë të LDK-së.

Hamiti përmes një shënimi në Facebook ka thënë se ka dallim “pretendimi” për të qenë kandidat dhe kandidatura e konfirmuar për kryetar të partisë.

“Pretendenti mund të bëhet kandidat. Por edhe mund të mos bëhet. Kjo vlen posaçërisht për kandidaturat e njëanshme, të vetëshpallura. Pretendime janë. Asgjë më shumë”.

Tutje Hamiti ka thënë se si për President të vendit ashtu edhe për kryetar partie janë disa proceduara që duhen respektuar.

“Ka procedura kandidimi si për President të Kosovës, ashtu edhe për kryetar partie.

Të gjithë pretendentët (vetë)quhen kandidatë te ne”, ka shkruar më tej Muhamet Hamiti./Telegrafi/