Telegrafi

Muhamed Zekiri është shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive

Muhamed Zekiri, gruaja e tij dhe vajza e tyre tremujore janë shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, ata janë në gjendje të qëndrueshme dhe kanë temperaturë të lartë, tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Ai shtoi se personat që janë nga rrethi i Zekirit ende po testohen.

Ministri gjithashtu informoi se gjatë fundjavës së ardhshme të zgjatur, kur festohen festat fetare të krishtere, vizitat e varrezave në territorin e të gjithë vendit do të ndalohet, përveç funeraleve.

Sipas vendimit për ndalimin e lëvizjes të sjellë nga Qeveria, varrezat nuk duhet të vizitohen në periudhën nga e enjtja (4 qershor) nga 21:00 deri të hënën (8 qershor) deri në orën 05:00. /Telegrafi/