Telegrafi

Muhamed Zekiri zgjidhet sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili më herët dha dorëheqje nga vendi i deputetit sot është emëruar për sekretar të Përgjithshëm të Qeverisë.

Edhe pse Zekiri u përmend si drejtor i mundshëm në Fondin për Sigurim Shëndetësor, ai megjithatë do të jetë sekretar i Përgjithshëm në vend të Dragi Rashkovskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më herët, për sekretar të Përgjithshëm në Qeveri u përmend edhe emri i ish-nënkryetarit të LSDM-së dhe ministrit të mëparshëm për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski i cili dha dorëheqje nga posti i deputetit dhe e la politikën.

Vendimi që Zekiri të jetë sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë është marrë në mbledhjen e sotme qeveritare./Telegrafi/