Ish-gazetari Muhamed Zekiri ka akuzuar disa portale që sipas tij janë të regjimit OBRM-PDUKM dhe BDI, për tentim të diskreditimit të tij, njofton Telegrafi Maqedoni.
Përmes profilit të tij në Facebook, Zekiri thotë se fotografimi dhe ndjekja e tij kudo që ai lëvizë, tregon panikën dhe paranojën që ka kapluar kundërshtarët e tij politik.
Ai thotë se qytetarët dhe Maqedonia do të frymojnë lirshëm dhe se kriminelëve dhe regjimit po u vjen fundi./Telegrafi/