Telegrafi

Muhamed Haxhipazi nga Halkbank është kryetari i ri i Këshillit Mbikëqyrës i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore

Muhamed Haxhipazi, anëtar i deritanishëm i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) është emëruar kryetar i ri i KM të Odës.

Haxhipazi vjen nga Halkbank AD Skopje, ku është drejtor i sektorit për resurse njerëzore dhe punë të përgjithshme. Halkbank AD Skopje është anëtare e OEMVP-së.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në vendin tonë vepron tashmë 15 vjet dhe i përfaqëson interesat e subjekteve afariste në mënyrë që të krijojë një mjedis të favorshëm për zhvillim, duke qëndruar në krah të sektorit të biznesit dhe duke punuar për të mbështetur kërkesat dhe nevojat e tyre.