Talenti gjilanas Muhamed Dubova, do ta vazhdojë karrierën në Sllovaki te klubi Dubnica Nad Vahom.
Dubova i rritur te Gjilani, ku edhe kishte debutuar me këtë klub, ka vendosur për një aventurë të re.
“Dua të ju njoftoj që pas 2 vite e gjysme bashkëpunimi nuk do të jem pjesë e klubit SC GJILANI, klub i cili me dha shumë si futbollist. Fillimisht, falënderoj SKIFTERAT për mbështetjen si dhe trajnerët: Ismet Munishi, Alban Hyseni dhe në fund presidentin Florim Zuka. Faleminderit nga zemra të gjithëve për mbështetjen qe keni pas ndaj meje… Ju uroj shume fat në ligë për titullin Kampion”.
“Gjithashtu ju njoftoj nga sot do të jem pjesë e ligës Sllovake në klubin Dubnica Nad Váhom. Jam i motivuar dyfish më shumë ngase do t’a prezantoj denjësisht imazhin e kombit tim”, ka shkruar Dubova.
Sulmuesi i krahut këtë sezon ka arritur të shënojë një gol për Gjilanin, duke i dhënë një pikë në udhëtim me Drenicën. /Telegrafi/