Partia e presidentit të Zimbabvesë, Robert Mugabe, nis sot procedurat për shkarkimin e tij.
Një zyrtar i partisë Zanu-PF tha se mocioni për ta hequr atë nga presidenca do t’i paraqitet parlamentit sot dhe se procesi mund të zgjasë vetëm dy ditë.
Mocioni e ngarkon Mugaben me disa akuza, përfshirë lejimin e gruas së tij, Grace, “të uzurpojë fuqi kushtetuese”.
Liderët ushtarakë kanë marrë kontrollin e Zimbabvesë javën e kaluar.
Mugabe ka refuzuar kërkesën e partisë për të dhënë dorëheqje.
Mugabe, 93 vjeç, ka dominuar skenën politike të Zimbabvesë prejse vendi ka shpallur pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1980, raporton Evropa e Lirë.