Robert Mugabe ka thënë dorëheqje nga posti i Presidentit të Zimbabvesë, duke i dhënë fund sundimit 37-vjeçar.
Dorëheqja vjen pasi Parlamenti i këtij vendi filloi procedurat e mocionit të mosbesimit kundër këtij lideri, transmeton Telegrafi.
Por, është interesant se si me shpërndarjen e këtij lajmi, qytetarët e këtij vendi kanë filluar të festojnë në rrugët e kryeqytetit Harare, duke iu gëzuar tej mase largimit të Mugabes.
Ky lider kontrovers kohëve të fundit është përfolur shumë për jetën luksoze që bën familja e tij, derisa shumica e banorëve të Zimbabvesë vuajnë nga varfëria e skajshme. /Telegrafi/