Telegrafi

Muftinia e Shkupit dënon vandalizimin e varrezave ortodokse në Luboten

Portali Religija bën të ditur se Muftinia e BFI-së për Shkup i ka dënuar ashpër aktet vandale të demolimit të varrezave ortodokse në fshatin Luboten të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Muftinisë, aktet e këtilla nuk janë pjesë e besimtarëve të sinqertë të cilësdo fe, dhe se ky akt nuk është kryer nga muslimanët e Lubotenit. Muftinia e Shkupit kërkon ndriçimin e plotë të rastit dhe dënimin e atyre që e kanë kryer këtë akt të shëmtuar.

Lexo po ashtu Shkatërrohen varrezat në Luboten të Shkupit, MPB merr masa për gjetjen e autorëve

Njiherit, Muftinia apelon te qytetarët, që pa dallime etnike apo fetare, të mos bien pre e provokimeve që kanë për qëllin, të shkaktojnë probleme të caktuara që nuk janë në interes të bashkëjetesës.

Muftinia konsideron se besimtarët muslimanë nuk duhet të tregojnë shenja të hakmarrjes./Telegrafi/