Kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski, vizitoi Muftininë e Bashkësisë Fetare Islame në Kumanovë, me rastin e festës së Bajramit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, Damjanovski ka deklaruar se pushteti lokal ka marrëdhënie të mira me Muftininë e Kumanovës dhe bashkëpunojnë në ndërtimin e bashkëjetesës, promovimin e marrëdhënieve të mira ndërfetare, ndëretnike dhe shumëkulturore në Kumanovë.