Site icon Telegrafi

Kek me çokollatë

Këto janë Muffins-at me çokollatë më të mirat që keni ngrënë ndonjëherë!

Telegrafi më poshtë ju sjell recetën:

PËRBËRËSIT:

2 gota miell

1/3 gotës kakao

1 lugë pluhur për pjekurina

Gjysmë luge çaji sodë buke

Gjysmë luge çaji kripë

1/2 gotë sheqer

5 lugë gjalpë e papërpunuar

200 gramë çokollatë

1 gotë qumësht gjalpe

1 ve

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

Përgatitja:

Në një enë të madhe i hedhim disa nga produktet e lart përmendura si miellin, kakaon, pluhurin për pjekje, sodën e  bukës, kripën dhe sheqer dhe i përziejmë të gjithë përbërësit së bashku.

Në një tjetër enë e vendosni çokollatën  bashkë me gjalpë dhe vendoseni në mikrovalë vetëm për 30 sekonda. Kur nxehet, përziheni gjalpin dhe çokollatën së bashku për të formuar një masë homogjene.

Në një enë tjetër merrni qumështin me ajkë dhe vendosni  vezën dhe ekstraktin e  vaniljes në qumësht dhe e përzieni mirë.

Tani mbi miellin, kakaon, pluhurin për pjekje, sodën e bukës, kripën dhe sheqerin derdhni çokollatën tuaj të shkrirë dhe përzieni mirë bashku  pastaj shtoni edhe qumështin e përgatitur më parë.

Pastaj të gjitha këto produkte përzieni mirë dhe kështu do të formoni një masë homogjene, pra, do të formoni një paste të zezë çokollate të trashë

Mbusheni me këtë pastë tabaka që janë për Muffins apo letra dhe piqni ato për 20 minuta në 190C.

Ju bëftë mirë!

 

Exit mobile version