Telegrafi

Mueller: Loja ime bazohet në efikasitet

“Kudo që të shkoj, fëmijët më lusin që t’i performoj disa truqe para tyre, por unë u them se nuk di të bëj truqe. Ata gjithmonë dëshirojnë të shohin diçka të magjishme, mashtrime me top, rrotullime të katërfishta dhe gjëra të tilla. Por këto kurrë nuk kanë qenë specialiteti im”.

“Loja ime është e bazuar në efikasitet. Nuk jam një lojtar që keni dëshirë ta shihni duke luajtur gjatë 90-të minutave”.

“Unë luaj më shumë për ekip, jam tip i lojtarit që është i rëndësishëm për krejt ekipin dhe që shkon pas rezultateve. Nuk luaj që të dhuroj spektakël”, ka thënë Mueller për Frankfurter Allgemeinen Zeitungen. /Telegrafi/