Site icon Telegrafi

Mucunski: Nuk i pranojmë ndryshimet kushtetuese në këto rrethana

Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Timço Mucunski, sot nga Brukseli tha se së bashku me kryetarin Mickoski dhe nënkryetarin Nikolloski po qëndrojnë në një vizitë dyditore në kryeqytetin evropian, gjatë së cilës do të thonë se nuk pranojnë ndryshimet kushtetuese “në këto rrethana dhe nën diktatin bullgar”.

“Qëllimi parësor është konfirmimi i qëndrimeve të OBRM-PDUKM-së që kanë për qëllim mbrojtjen e interesave kombëtare dhe vështrimin e rrugës së integrimeve evropiane përmes atij prizmi, mospranimi i ndryshimeve kushtetuese në këto rrethana dhe nën diktat bullgar, dhe vlerësimi ynë është se eurointegrimi i Maqedonisë të ndiqet nga një prizm i kritereve reale evropiane”, tha Mucunski në një deklaratë për televizionin “Alfa”.

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Mickoski në Bruksel u takua me këshilltarin për politikë të jashtme të kryetarit të Këshillit Evropian, Charles Michel, dhe me eurodeputetin Sagartz, i cili është një nga raportuesit për Maqedoninë në Parlamentin Evropian./Telegrafi/

Exit mobile version