Nënkryetari i OBRM-PDUKM-së, Timço Mucunski thotë se nuk votuan Talat Xhaferin për kryeministër pasi janë kundër që një kuadër i BDI-së të udhëheq me Qeverinë.
“Vlerësojmë se ligjërisht, por edhe moralisht dhe etikisht, një përfaqësues nga BDI nuk është i përshtatshëm, pas vijimit të serisë së skandaleve, do të numëroj vetëm dy, kohë më parë pamë që një djalë 28 vjeçar bleu Q.T. Soravia, pak javë më parë pamë se si kryetari i një dege lokale të BDI-së në momentin kur një duzinë avionësh fluturonin në qiell hynë në kullën e kontrollit të trafikut ajror, për këtë arsye konsiderojmë se është e papërshtatshme moralisht edhe në etikë, për një parti që nuk ka një grimë përgjegjësie, që të marrë postin e kryetarit të qeverisë”, tha Mucunski për “TV21”.
Përveç deputetëve të OBRM-PDUKM-së edhe deputetët e opozitës shqiptare nuk morën pjesë në votimin e qeverisë së re teknike.
Kujtojmë se sot Kuvendi me 65 vota për zgjodhi Talat Xhaferin për kryeministër./Telegrafi/