Telegrafi

Mucunski-Miller: Fokusi është në promovimin e të drejtave të njeriut

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, ka takuar përfaqësuesen e sapoemëruar të UNICEF-it në vend, ambasadoren Leslie Miller, me qëllim të dorëzimit të kopjeve të letrave kredenciale.

Mucunski e uroi Millerin për emërimin në pozitën e përfaqësueses së UNICEF-it, duke shprehur besimin se me përvojën dhe përkushtimin e saj do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në periudhën në vijim.

Në të njëjtën kohë, Mucunski informoi për prioritetet dhe aktivitetet e Qeverisë, duke theksuar se fokusi i punës do të jetë promovimi i të drejtave të njeriut, me theks në të drejtat e kategorisë më të cenueshme, d.m.th. fëmijët.

Gjithashtu, ai theksoi se Programi i Bashkëpunimit 2021-2025 mundëson zhvillimin dhe thellimin e bashkëpunimit me UNICEF-in, si dhe zbatimin e aktiviteteve prioritare nga Plani Qeveritar për të Drejtat e Fëmijëve, i cili është në përputhje me Strategjinë Kombëtare 2020-2025 dhe Plani i Veprimit për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga dhuna./Telegrafi/