Timço Mucunski nga rradhët e OBRM-PDUKM-së sot në një konferencë për shtyp tha se, Katica Janeva me vendimin e saj për tu larguar nga rasti “Puç”, praktikisht e ka anuluar arsyen kryesore për të cilën është krijuar Prokuroria Speciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ka kaluar një javë nga skandali më i madh në praktikën gjyqësore në Maqedoni. Ka kaluar një javë prej kur Katica Janeva vedosi politikisht të shkel mbi gjyqsorin dhe drejtësinë në vend. Opinioni akoma i ka të paqarta përgjigjet e Janevës dhe ajo duhet të sqarohet për vendimet e saj”, deklaroi Mucunski.
Ai gjithashtu tha se Katica Janeva nuk mund të fshihet nga përgjegjësia për joprofesionalizmin dhe vendimin skandaloz të saj./Telegrafi/